FRPD, takim me grup seksionin e Libohovës

12990866_1036001506470930_813079152937553798_nGrup Seksioni i të rinjve të Partisë Demokratike në Libohovë ka zhvilluar një takim me kreun e këtij forumi në Gjirokastër, Artan Aliko.

“Folëm për përcaktimet dhe propozimet e koordinatorëve të kësaj zone, si dhe çështje apo problematika që prekin kryesisht të rinjtë e Libohovës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në Facebook nga FRPD Gjirokastër.

Më tej u bëhet thirrje të rinjve të tjerë për t’iu bashkuar këtij forumi.

Më herët gjatë muajit shkurt FRPD zgjodhi strukturat drejtuese edhe në Libohovë. Kryetar i forumit u zgjodh Fatjon Ruçi, ndërsa sekretar, Gresild Hunda.

|Libohova Online|

13015499_1036001726470908_8899314334065906803_n