Fshehën në dhomat e ajrimit 8.7 kg drogë, arrestohen në Kakavijë dy shoferët e autobusit për Athinë

tmp_16716-autobusi-i-droges389680592Plot 8.7 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës, ndërsa në pranga janë vënë dy shoferët e autobusit të linjës Tiranë-Athinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit në vijën e dytë, të ushtruar në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, me targa TR 0844 S, që drejtohej nga Andrea Shyti, 47 vjeç, dhe Kastriot Shehaj, 52 vjeç, kanë gjetur disa pako të dyshimta të mbështjella me natriban si dhe një çantë e zezë, të cilat ishin të fshehura në pjesën e brendshme në krahun e djathtë të dhomave të ajrimit.

Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, u gjetën të fshehura në dhomat e ajrimit 3 pako të mbështjella me natriban si dhe një çantë e zezë, brenda të cilës u gjetën 5 pako të mbështjella me natriban me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, me peshë totale 8.7 kg. Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si dhe u sekuestrua dhe autobusi.