Fshehu 2 kg heroinë në parafangot e makinës, arrestohet në Kakavijë 57-vjeçari

KakaviMë datë 10.12.2016, në kuadër të planit të masave të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, në Pikën Kufitare Kakavijë, nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Stavri Topi me mjetin tip “Benz”, me targa AA 770 LS. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në parafangot e gomave të para të automjetit kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, në parafangot e gomave të para të mjetit, u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me peshë totale 2 kg.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit :

Stavri Topi, 57 vjeç , banues në Fier.

Materialet proçeduriale do t’i referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.