Fshehu hashash në xhepin e xhaketës, arrestohet në Kakavijë shoferi grek i linjës Janinë-Sarandë

KakaviMë datë 18.03.2016, në kuadër të masave të goditjes së ‘’Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’’ në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, nga punonjësit e vijës së dytë të Policisë Kufitare u evidentua një rast i ‘’Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’’.

Policia arrestoi shtetasin grek Kostandinos Dimoulas, 44 vjeç, banues në Janinë, Greqi, drejtuesi i autobusit me targa INK 1608.

Atij i’u konstatua në xhepin e brendshëm të xhaketës një qeskë e vogël, në brendesi të së cilës kishte lëndë të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë 4.2 gram, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Autobusi u kontrollua me skasner dhe në brendësi të tij nuk u konstatua asnjë gjë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.