FSHF: Ja si do të shiten biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi

flag1-300x164Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë planin për mënyrën e shitjes së biletave për ndeshjen e shumëpritur në mes të Shqipërisë dhe Serbisë.

Ndeshja e shumëpritur ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, pritet të jetë një test i madh për Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe për Qeverinë shqiptare, pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen e parë në Beograd, në mënyrë që të mos përsëritën sërish në Ebasan.

Qeveria shqiptare ka marrë në dorë organizimin e kësaj ndeshje, e cila do të zhvillohet me 8 tetor në Elbasan Arena, pasi dëshiron të tregojë se kjo është vetëm një ndeshje futbolli dhe jo diçka më shumë.

Gazeta Express merr vesh planin për ndeshjen Shqiperi-Serbi, i cili do të ndalonte në masë të madhe grupet e tifozëve në stadium dhe ndonjë incident të mundshëm.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe Kryeministri Edi Rama kanë diskutuar për mënyrën se si do të shiten biletat për këtë ndeshje dhe ata kanë vendosur që biletat mos të shiten tifozëve në grupe, pasi kjo do të mund të paraqiste ndonjë problem, por vetëm çifteve, burrë dhe grua dhe natyrisht individëve.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në Beograd u ndërpre në minutën e 43’ të takimit,pas paraqitjes së dronit dhe hyrjes së tifozëve në fushë të cilët sulmuan futbollistët shqiptarë. Këtë takim pas një beteje të gjatë gjyqësore e fitoi Shqipëria me rezultat zyrtare 3:0.