Fshihnin armë në shtëpi, arrestohen dy të rinj në Gjirokastër

arme-pa-leje-300x250Policia e Gjirokastrës arrestoi sot dy të rinj, 24 dhe 25 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar rezultoi se në rrethimin e brendshëm të banesës , të futur në një thes plasmasi u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik i markës “Zastava”, dhe një krehër me 29 fishekë.

Arma e zjarrit dhe krehëri me fishekë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tyre tashmë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.