Ftesa e Flamur Golemit: Ejani në PS, bëhuni protagonistë të fitores historike të 25 qershorit

Kandidati socialist për deputet Flamur Golemi përmes një mesazhi të postuar në faqen e tij në Facebook, bashkë me dy përkrahës të PS-së, bën një ftesë të hapur për t’u përfshirë në fushatën elektorale me rrjetin e vullnetarëve dhe aktivistëve. Golemi thotë se forca e PS qëndron tek anëtarësia dhe aktivistët.

“Forca e vërtetë e Partisë Socialiste qëndron ndër të tjera edhe tek anëtarët dhe aktivistët tanë të shkëlqyer, që përfshihen në çdo fushatë elektorale, që i japin zë programit dhe mesazheve tona. Pa pjesëmarrjen e tyre fitoret do të ishin të vështira dhe sigurisht të paplota. Me Kelen Pucin dhe Avdi Onjean duke punuar për takimet elektorale që na presin. Është i mirëpritur kushdo që ka dëshirë të bëhet pjesë e fushatës tonë me rrjetin e vullnetarëve dhe aktivistëve në çdo qytet e fshat. Ejani në PS për t’u bërë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët për Gjirokastrën që duam, për Shqipërinë që duam, ejani në PS për të qenë protagonistë të fitores historike të 25 qershorit”, shkruan Golemi në faqen e tij në Facebook.

/ArgjiroLajm.net/