Fushata e PS në Gjirokastër, Kryemadhi: U sponsorizua nga bandat e drogës!
October 18, 2017
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka akuzuar sot qeverinë dhe kryeministrin Rama për lidhje me bandat e drogës.
E ftuar në Abc News, ajo ka thënë se edhe në Gjirokastër PS është mbështetur në fushatë nga bandat e drgoës.
‘Bandat e drogës kanë qenë sponsorizuese të fushatës së Partisë Socialiste. Kanë qenë sponsorizuese në Vlorë, Tiranë, Gjirokastër, Korçë e kudo tjetër në Shqipëri’, tha Kryemadhi.
Më herët gjatë ditës LSI ishte pjesë e tryezës së partive opozitare bashkë me PD-në, duke krijuar një front të ri kundër qeverisë ‘Rama 2’.
/ArgjiroLajm.net