Fushata, Luiza Mandi tjetër takim me banorët në Labovë [FOTO]

Kandidatja për Bashkinë Libohovë, Luiza Mandi vazhdon fushatën elektorale me të tjera takime në fshatrat e zonës. Së fundmi ajo është takuar me banorë në Labovën e Kryqit dhe Labovën e Sipërme, për të kërkuar prej tyre mbështetje në 21 qershor. Mandi u zotua para banorëve për investime në infrastrukturën rrugore, ç’ka do t’i jepte një zhvillim më të madh edhe bujqësisë e turizmit.

Kandidatja e majtë ndau me banorët perspektivën që krijon për të gjithë zonën reforma administrative. Sipas saj, pas 21 qershorit Bashkia Libohovë do të ketë më shumë fonde në dispozicion, të cilat do të përdoren për investime. Ajo ofroi garancinë për mirëadministrim të këtyre fondeve, ndërsa theksoi se modeli i saj i qeverisjes së Libohovës do të ketë në themel përkushtimin ndaj qytetarëve, njësoj siç është përkushtuar si mjeke gjatë gjithë këtyre viteve. Ky ishte takimi i dytë që Mandi zhvillonte në Labovë gjatë kësaj fushate. tmp_15420-received_989155207781423-1579536813tmp_15420-received_989154317781512-1946531948tmp_15420-received_989155011114776337327466tmp_15420-received_9891548644481241426372479tmp_15420-received_989154734448137-1060762309tmp_15420-received_989154497781494620496133tmp_15420-received_9891548244481281915859242tmp_15420-received_989154987781445-1014464325tmp_15420-received_989155007781443-1164217576tmp_15420-received_989155117781432-1828279697tmp_15420-received_989155184448092947639482tmp_15420-received_9891552444480861855204299tmp_15420-received_989155441114733-1180309941tmp_15420-received_989155361114741-1261132490tmp_15420-received_989155417781402-348210825tmp_15420-received_989155634448047967422010tmp_15420-received_989161607780783230700442tmp_15420-received_989161617780782-1629730345

tmp_15420-received_989161611114116-1221058904