Fushata në Dropull, gratë mbështesin kandidaturën e Mirela Leka Çabeli [FOTO]

Mirela Leka Çabeli, kryesuesja e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak të Dropullit, ka organizuar së fundmi një darkë me gra nga Derviciani, Goranxia dhe Dhuvjani, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdojë takimet edhe në fshatrat e tjerë. Ishte një darkë mes mikeshash dhe shoqesh, por nuk u la mënjanë as fushata për zgjedhjet lokale, në të cilën Çabeli është një prej shumë femrave kandidate të Aleancës për Shqipërinë Europiane. Gratë e pranishme të profesioneve e moshave të ndryshme shprehën mbështetje për kandidaturën e Mirela Leka Çabeli, që sipas tyre do të jetë zëri më i denjë përfaqësues i grave të Dropullit në Këshillin Bashkiak të kësaj njësie vendore. Ato inkurajuan Mirelën për të vazhduar më tej angazhimin e saj publik në vendimarrje dhe strukturat e qeverisjes lokale. Për të përshëndetur këtë darkë për pak kohë mes grave ishte edhe deputeti i PS-së, Vladimir Kosta, i cili është edhe i deleguari i kryeministrit Rama për zgjedhjet në Bashkinë Dropull. Kosta vlerësoi edhe njëherë figurën e Mirela Leka Çabeli, si një grua e suksesshme në biznes, e cila këtë model suksesi do ta zbatojë edhe në Keshillin Bashkiak të Dropullit.11355614_1444706199164412_1469253902_n

11329676_1444711005830598_1138162857_n11292720_1444706432497722_249263560_n

11267916_1444705379164494_1486045597_n11280624_1444706389164393_1904718958_n11272768_1444706402497725_38570554_n11287306_1444708809164151_1401245827_n11291245_1444708835830815_1012701545_n11301548_1444708692497496_1036310078_n11310987_1444708829164149_1039135675_n11328778_1444705805831118_376607389_n11328800_1444706195831079_1910370206_n11328991_1444705352497830_245487538_n11329600_1444706229164409_1043322179_n11329686_1444706169164415_1909540957_n11330482_1444705332497832_889777139_n11334309_1444705365831162_1869322365_n11349888_1444705455831153_884102903_n11350189_1444706242497741_1040518337_n11350378_1444706202497745_617905540_n11351445_1444706125831086_1674748729_n11355614_1444706199164412_1469253902_n11355632_1444706155831083_2015319826_n