Fushata në Gjirokastër, spoti amator i Tritan Shehut (VIDEO)

Kandidati për deputet i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu ka publikuar në faqen e tij në Facebook një spot elektoral. Siç shihet nga pamjet, Shehu ndodhet në një familje në Memaliaj, e cila ka një fëmijë të sëmurë.

Ky i fundit është gjithashtu pjesë e spotit, ndërkohë Shehu dëgjohet në një moment duke folur në telefon me një mjek. Detaj tjetër që bën përshtypje është veshja e Tritan Shehut. Gati në të gjitha takimet e fushatës, përfshi edhe spotin elektoral, ai  shfaqet pothuajse me të njëjtën këmishë.

Përdorimi i fëmijëve për fushatë elektorale nuk është diçka e re në Shqipëri. Kemi parë shpesh ta bëjnë këtë gjë, Edi Rama, Erion Veliaj apo edhe Lulzim Basha e Ilir Meta, por tek spoti i Tritan Shehut rasti është më flagrant pasi kemi të bëjmë me një fëmijë të pamundur, ndonëse me siguri prindërit e tij e kanë dhënë aprovim më parë.

Ai përdoret në spotin elektoral, në një tentativë për ta prezantuar Tritan Shehun si njeri human që u shërben njerëzve. Shihni videon.

/ArgjiroLajm.net/