Fushata në Gjirokastër, Zhulati i ngre këngë Zamira Ramit [Teksti]
June 10, 2015
Kandidatja e koalicionit të majtë për Bashkinë Gjirokastër, Zamira Rami, është pritur me këngë labe në fshatin Zhulat, ku ajo ndodhej për një takim elektoral.
Se Zhulati në këto male
Pret t’i zgjidhësh ca halle
Ti për ne të jesh krenare
Se të duam kryetare
Ky ishte një pjesë e tekstit të këngës që disa banorë të fshatit i kënduan Ramit. Ajo shoqërohej në këtë takim nga kryebashkiaku, Flamur Bime dhe deputeti, Vangjel Tavo. Rami premtoi para banorëve ndërtimin e rrugës së fshatit dhe disa investime të tjera në infrastrukturë.