Fushata, Rama vjen në Libohovë në mbështetje të Luiza Mandit

Edi-Rama--Albania-Prime-Minister--Getty-ImagesNdërsa kandidatja e koalicionit të majtë, Luiza Mandi vijon fushatën e saj në takime të përditshme, pritet që në fund të javës në Libohovë të mbërrijë edhe kryeminsitri, Edi Rama. Libohova Online mëson se Rama do të jetë në Libohovë të shtunën pasdite, datë 30 maj.

Ai do zhvillojë një bashkëbisedim me banorë të Libohovës dhe zonës përreth, ku do të kërkojë mbështetje për kandidaten Luiza Mandi. Kjo është hera e dytë që Rama viziton Libohovën. Për herë të parë ai ishte në qershor të vitit 2013, kur po zhvillohej fushata e zgjedhjeve parlamentare.

Disa javë më parë, në mbështetje të Mandit, në Libohovë ishte kryeparlamentari, Ilir Meta dhe ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.