“Fustanella Festival”, ja çfarë do të ndodhë në Gjirokastër më 19 maj

Gjirokastra do të mirëpresë më 19 maj festivalin më të ri, i cili ka në vëmendje të tij trashëgiminë kulturore.

“Fustanella Festival” është aktiviteti që do të kujtojë fustanellën, një nga veshjet tradicionale të shqiptarëve.

“Fustanella Festival” do të zhvillohet në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, “Pasuri botërore e njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO.

Tri ditë-netë me muzikë nga Shqipëria, Greqia, USA, UK, Italia, Indonezia, Maroku, etj në festivalin më të ri të muzikës dhe trashëgimisë “Fustanella Festival”, organizuar nga Remont Kapital , që ideon këtë festival për herë të parë duke e cilësuar “kthim tek rrënjët”.

Gjirokastra bëhet gati për një festë pa kufij të muzikës me pjesëmarrjen nga artistë të njohur në skenën e muzikës evropiane dhe botërore.