Fytyra e bukur e LSI-së për Gjirokastrën, CV-ja dhe formulari i dekriminalizimit (Dokumentet)

Ediola Braha është kandidatja e dytë në listën LSI-së për deputetë të qarkut Gjirokastër.

Që prej vitit 2011 ajo është kryetare e kësaj partie në Tepelenë, si dhe drejtoreshë në spitalin e qytetit.

Referuar formularit të vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit, Ediola Braha rezulton e padënuar më parë, ndërsa thotë se ka qenë në Athinë për pushime në periudhën nëntor 2002-janar 2003.

Sa i përket CV-së, ajo thotë ndër të tjera se ka përfunduar studimet për Gjuhë Angleze në Universitetin e Gjirokastrës dhe më pas për Menaxhim Biznesi te Universiteti “Kristal”, studime që sipas deklarimit të saj kanë zgjatur 7 vjet nga viti 2003 deri në vitin 2010.

Gjatë muajit të kaluar, Vangjel Tavo e prezantoi Ediola Brahën në Tepelenë si deputeten e ardhshme të LSI-së. Një vit më parë ish-nëndrejtori i spitalit Tepelenë, Avni Bega e denoncoi Ediola Brahën për abuzime me fondet publike dhe shpërdorim detyre. Sipas tij Braha ka abuzuar me rreth 80 milionë lekë të vjetra. Pas këtij denoncimi, Avni Bega u dhunua nga persona të paidentifikuar.

Më poshtë pjesë nga formulari i dekriminalizimit dhe CV-ja e saj.

/ArgjiroLajm.net/