Gara me fitues të paracaktuar, Basha e Selami nesër në Gjirokastër

Nesër pasdite Lulzim Basha dhe Eduard Selami zbresin në Gjirokastër për takimin e tyre me demokratët në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.

E përbashkëta e dy takimeve është vendi ku do të zhvillohen dhe me shumë mundësi audienca e njëjtë që do t’i ndjekë. Sipas njoftimit demokratët do të mblidhen në sallën e kinoteatrit të Gjirokastrës, për të dëgjuar fillimisht Bashën në orën 18:00 dhe më pas Eduard Selamin në orën 19:00.

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, PD do të zgjedhë kryetarin e ri përmes një procesi farsë, ku fituesi është paracaktuar.

Njësoj si Rama në vitinn 2009 që përdori Maqo Lakrorin për t’u zgjedhur sërish në krye të PS-së, sot Basha po përdor Eduard Selamin për të mbajtur postin në parti.

Zgjedhjet për kryetarin e demokratëve kanë shkaktuar jo pak përçarje në radhët e PD-së, përçarje që ka gjasa të vijojë edhe pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës.

/ArgjiroaLajm.net/