Gara për Gjirokastrën, Dule mbështet Kokalarin? [FOTO]

Koordinatori i PD-së Tritan Shehu ka postuar disa foto me kandidatin e PD-së në Gjirokastër Igli Kokalarin, kryetarin e degës së PD, Roland Bejko, kryetarin e PBDNJ Vangjel Dule dhe numrin një të listës së PBDNJ, të këshilltarëve,  Stefan Koca. Këto foto mund të lexohen si mbështetje e Vangjel Dules për kandidatin e PD-së në Gjirokastër, gjë që kuptohet edhe nga shënimi i Tritan Shehut, që shoqëron këto foto. “Sonte zhvilluam një takim të frytshëm në Gjirokastër. Së bashku me Igli Kokalarin dhe Kryetarin e PD z. Bejko, takuam Kryetarin e PBDNJ z. Vangjel Dule dhe numrin një të listës së tyre të këshilltarëve  z. Stefan Koca. Fitorja e Kokalarit ndjehet kudo”, shkruan Tritan Shehu në “Facebook.

kokalari3_4638kokalari2_4637kokalari1_4636