Gara për Libohovën, Xhelili: Pas 14 majit transport i garantuar dhe subvencionuar për fëmijët e Fushë-Nepravishtës

Kandidati i PD-së së mbështetur nga Sali Berisha për Bashkinë Libohovë, Adil Xhelili, thotë se pushteti vendor e ka lënë në harresë fshatin Fushë-Nepravishtë për 8 vite. Sipas tij janë vetë banorët që kanë investuar për cdo gjë. Pas 14 majit shkruan Xhelili nuk i duhet dhënë më votë politikës përçarëse. Më poshtë reagimi i plotë i tij.

Fushë -Nepravishta e lënë në harresë nga pushteti vendor për më shumë se 8 vite. Njerëz të papërtuar që kanë investuar qindra milionë lekë në mjete bujqësore, kultura e bagëti, pemtari e vreshta, banesa me kushte nga më të mirat, sot po luftojnë për mbijetesë.
🚫Asnjë investim për infrastrukturë rrugore
🚫Subvencione selektive partiake
🚫Toka bujqësore pa kanalizime kulluese
🚫Mbeturina shumëvjeçare
🚫Pa transport publik
Vetë banorët kanë investuar për çdo gjë, ndriçim rrugor, shtrim rrugësh falë bashkëpunimit me njeri-tjetrin.
Pas 14 majit,
✅️Interesim maksimal për vendosjen në punë të kanalit vaditës V-1
✅️Pastrim gjeneral, sistemim kanalizimesh e rrugësh
✅️Transport i garantuar dhe i subvencionuar për fëmijët
✅️Ndihmesë ligjore për ndarjen dhe kufizimin e tokës bujqësore
Çdo gjë për qytetarët, për të shpëtuar këtë vend nga shpopullimi i frikshëm, për të qëndruar krah njerëzve në çdo kohë.
Ndryshimi është i domosdoshëm! Jo më votë për politikën përçarëse të etjes për pushtet!