Gara për Libohovën, Xhelili: Vështirësi të mëdha jetese në Zagori

Kandidati i PD-së së Sali Berishës, Adil Xhelili thotë se Zagoria është një zonë pa vëmendjen e duhur nga qeveria e bashkia. Sa i përket rrugës, Xhelili shprehet se pas 14 majit ai do të lobojë për rrugën e Zagorisë, por pa treguar se ku. Ja çfarë shkruan ai.

Zagoria e braktisur më keq nga çdo njësi vendore në Shqipëri. Një krahinë e tërë që lëngon e po shuhet nga mungesa e një rruge, nga mungesa e vazhdueshme e energjisë, nga mungesa e ujit, nga harresa e qeverisë dhe e bashkisë që kujtohen veç për vota. Mbi 20 punonjës të mirëmbajtjes ka bashkia Libohovë, mjete e karburant dhe asnjë lopatë për të mbushur gropat nuk hidhet në rrugët e Zagorisë.

Banorët vuajnë mungesën e shërbimeve parësore të bashkisë, investojnë vetë bashkë me patriotët jashtë Shqipërisë për kishat e rrugët, por bashkia i ka lënë pas dore. Vështirësi të mëdha jetese, pa asnjë lloj subvencioni dhe banorë e fermerë janë në kushtet e mbijetesës e të tendencës së braktisjes. Po sa vlerë ka jeta në këto anë, ku edhe për një barrë dru gjobiten?! Sa kohë do të ekzistojë kjo krahinë kur po i shuhen një nga një monumentet e kulturës? Sa kohë do i tallin dhe nëpërkëmbin pasardhësit e elitës së kombit shqiptar?
Pas 14 majit… Një mbështetje e fortë për Zagorinë

✅️transparencë e çdo investimi për Zagorinë
✅️lobim dhe përpjekje të forta për rrugën
✅️ndërhyrje çdo muaj në mirëmbajtje rruge
✅️investime në çdo qendër fshati
✅️mbështetje për fermerët staf veteriner, agronom, jurist, ekonomist
✅️shërbime të bashkisë në çdo fshat
✅️punësime reale dhe jo fiktive
Së bashku për ndryshimin!
Fitojmë me njeri-tjetrin mbi bindjet dhe kundër mashtrimit të radhës!