Gara për rektor në Gjirokastër, Bektash Mema merr shumicën e votave. Pritet zyrtarizimi si fitues

Bektash MemaKa përfunduar numërimi i votave të pedagogëve në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, ndërkohë vijon numërimi i votave të studentëve. Nga 125 pedagogë, morën pjesë në votim 124. Prej këtyre, 93 votuan për kandidatin Bektash Mema, ndërsa 31 për kandidatin Kostaq Hila.

Me këto rezultate dhe duke patur parasysh peshën e ulët që kanë notat e studentëve, Bektash Mema po shkon drejt fitores. Mbetet thjesht konfirmimi zyrtar në përfundim të numërimit të çdo vote. Por procesi nuk ka shkuar pa incidente.

Gjatë ditës kandidati Kostaq Hila foli për parregullsi. Ai denoncoi presionin që po u bëhej trupës zgjedhore nga persona që s’kishin lidhje me universitetin. Po kështu, sipas Hilës, edhe kreu i Këshillit Studentor, Neljan Deçka ishte përfshirë në fushatë pro kandidatit Bektash Mema, si dhe ushtronte presion ndaj studentëve ditën e votimit.

“Persona që nuk kanë asnjë lidhje me universitetin, po bëjnë presione të hapura ndaj trupës zgjedhore, duke deformuar vullnetin zgjedhor. Një rol të rëndësishëm krahas këtyre personave , po luanedhe kryetari I qeverisë studentore I cili prejkohësh edhe me statuset e veta në FB, në emër të qeverisë studentore ka dalë hapur me këtë qëndrim”, tha Hila.

Edhe pse Deçka i ka mohuar këto akuza, në një postim prej faqes së Qeverisë Studentore të Universitetit “Eqerem Cabej”, bëhej thirrje që studentët të votonin për kandidatin Bektash Mema, ç’ka është në kundërshtim me rregulloren e funksionimit të qeverisë studentore.  Në votime morën pjesë 732 votues nga 1600 të tillë. Me një pjesëmarrje që shkonte në rreth 40 % ku numri I pedagogëve që votuan ishte rreth 100%, ndërsa studentë votuan vetëm 608 nga 1546 studentë.

|Libohova Online|

13020268_10153727243179542_477708134_n