Garë e fortë në Libohovë, PS e PD ndahen me 1 votë pas numërimit të dy qendrave

Ka përfunduar numërimi në dy nga 9 qendrat e votimit në Bashkinë Libohovë. Rezultati në total është 360 vota për PS-në, 361 për PD-në dhe 32 për LSI-në. Ndërkohë 10 vota kanë shkuar për kandidatin e Nismës Thurje. Mbeten ende për t’u numëruar edhe 7 qendra votimi. Ajo që vihet re deri më tani është se ka shumë vota të pavlefshme që vijnë për shkak të ngatërrimit të numrit të partisë dhe kandidatit. Në shumë fletë është vendosur shenjë në dy subjekte politike duke e bërë të pavlefshme votën.