Gati të nisin xhirimet, 2 milionë dollarë për filmin e Hollywood kushtuar Lazaratit
Një projekt i madh Hollywood-ian do ta sjellë Shqipërinë si asnjëherë tjetër në fushën e kinematografisë. Bëhet fjalë për filmin “Lazarat burning”, i bazuar në ngjarje të vërteta jetësore të vendosura në Evropë, veçanërisht në zemër të Shqipërisë ku eksploron rajonin e padisiplinuar të Lazaratit.
Shikuesit do të transportohen në botën e narkotikëve, krimit, mashtrim,prostitucionit rreziku tek përgjojnë në çdo cep, si dhe tregun e zit ë trafikimit të marjuanës që prodhohet në lazarat. Këtë të enjte është mbajtur një konferencë në lidhje me filmin ku ishin të pranishëm Ëilliam Kaufmann, drejtor i filmit si edhe aktori kryesor i këtij filmi Gabriel Garko. Regjisori i filmit ka folur për këtë projekt i cili do të kushtojë 2 milion dollarë. Ai tha se sapo ishte larguar nga një takim edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku ky i fundit u ka dhënë mbështetjen e tij të plotë për realizimin e filmit.
Kaufmann tregon se filmi do të xhirohet në Shqipëri, në male, në qytetin e Krujës, në det e kudo tjetër në mënyrë që të tregohet e gjithë Shqipëria në mbarë botën dhe gjithcka do të shihet në mënyrën më të mirë të mundur duke treguar kështu gjithcka në mënyrë pozitive dhe asgjë negative. Ndërsa, për sa i përket materialeve me të cilat do të realizohet filmi, ai tregon se këto do të sillen nga Maqedonia, pasi Shqipëria nuk i mundëson shumë nga materialet. Filmi do të tregojë historinë e një djali të quajtur Bujar, roli i luajtur nga aktori italian Gabriel Garko. Ai humbet prindërit në një moshë shumë të vogël. I ati u qëllua ndërsa e ëma e tij vdiq në fushat e hashashit. Ky ishte dhe momenti që jeta e djaloshit ndryshoi totalisht. Ai u regjistrua në akademinë e policies, i vendosur për të luftuar kundër korrupsionit, si dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Ëilliams tregon se “Lazarat burning” është film ndërkombëtar që do të transmetohet kudo në kinematë botërore dhe kasta e aktorëve është e përbërë nga 3 amerikanë, 3 rusë, Gabriel Garko si dhe disa aktorë nga Shqipëria të cilët nuk janë zgjedhur akoma, dhe cdo thashethem se janë zgjedhur aktorët shqiptarë nuk janë të vërteta, sipas producentit, pasi ende nuk janë caktuar. Ai tregon se ka qendruar një kohë të gjatë në Shqipëri, kryesisht në Lazarat ku dhe realizoi skenarin e filmit.Xhirimet e filmit do të fillojnë në mes të muajt prill. Ndërsa pyetjes se përse u zgjodh Shqipëria? Ëilliam u përgjigj: Pse jo, është kudo e shkruar nëpër botë fjala Lazarat, dhe mund të themi që Lazarat tashmë është markë dhe jo më sekret i Shqipërisë.
Ndërkaq pyetjes së drejtuar nga gazetarja e Tema tv: Nëse ai tregon se Shqipëria njihet kudo në botë, vetëm nga Lazarati, dhe ka qëndruar gati një muaj në Lazarat, a është bërë kurjoz dhe a ka konsumuar prodhimin e Lazaratit? Ai, pasi hesht për pak seonda, përgjigjet se amerikanët kanë një shprehje… Kur puth dike, nuk duhet t’ia thuash askujt,,, duke lënë kështu që të nënkuptohet edhe përgjigja e tij.
Filmi do të jetë gati për transmetim në shtator 2017.