Gazzeta dello Sport: Sa kushtojnë lojtarët e Shqipërisë

shqip_1437305042-3469921Sipas Gazzeta dello Sport De Biazi arriti të kualifikonte për në Europian një skuadër, e cila vlen 44.2 milionë euro dhe do të përballet me ekipe që vlejnë miliona euro. Vetëm Pol Pogba vlen sa dyfishi i kuqezinjve, por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse në dy ndeshjet miqësore të luajtura mes Shqipërisë dhe Francës, këta të fundit nuk arritën të fitonin asnjë prej tyre. Shpirti, sakrifica, zemra dhe puna e palodhur në fushën e lojës nga lojtarët kuqezinj zhvlerësuan në 180 minuta klasin, potencialin dhe “grisën” milionat e Francës dhe shumë kombëtareve të tjera që kishin në grup.

Vlera e lojtarëve

Lojtari më i kushtueshëm në radhët e Kombëtares shqiptare është mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj. Nga faqja e specializuar për vlerat e kartonëve të futbollistëve, “transfermarkt”, Hysaj vlerësohet 9 milionë euro. Megjithatë, presidenti i napolitanëve nuk ka ndër mend ta largojë për një shifër të tillë. Ai kërkon 20 milionë euro për ta lënë futbollistin shkodran të transferohet në skuadrat që kanë shfaqur interes për të. Në treshen e lojtarëve më të kushtueshëm të Shqipërisë renditen Etrit Berisha dhe Taulant Xhaka, përkatësisht me nga 4 milionë euro. Pas tyre, Kaçe vlerë- sohet me 3 milionë euro dhe Gashi me 2.75 milionë.

Lojtari me vlerën e kartonit më të ulët në Kombëtaren shqiptare është Ansi Agolli me 300 mijë euro.

“Ne jemi një skuadër që i dimë limitet tona dhe punojmë gjithmonë për të bërë më shumë sesa mundemi. Do kërkojmë t’u hapim punë të gjithë rivalëve”, thotë gjithmonë Xhani De Biazi në konferencat për shtyp. Duket qartazi. Kjo është kryefjala me të cilën ai dërgoi në Europian ekipin që vlen sa gjysma e kartonit të Pol Pogbasë.

Vlera e kartonëve të lojtarëve të Kombëtares

Lojtari Vlera

PORTIER

Etrit Berisha 4mln €

MBROJTËS

Elseid Hysaj 9 mln €

Lorik Cana 1 mln €

Mërgim Mavraj 1.6 mln €

Ansi Agolli 300 mijë €

Frederic Veseli 800 mijë €

Arlind Ajeti 1 mln €

Berat Gjimshiti 1 mln €

Naser Aliji 700 mijë €

MESFUSHORË

Burim Kukeli 500 mijë €

Taulant Xhaka 4 mln €

Ledian Memushaj 1.4 mln €

Amir Abrashi 2.25 mln €

Migjen Basha 800 mijë €

Ergys Kaçe 3 mln €

Andi Lila 700 mijë €

Ermir Lenjani 1 mln €

SULMUES

Shkëlzen Gashi 2.75 mln €

Odise Roshi 450 mijë €

Milot Rashica 2 mln €

Sokol Cikalleshi 2.3 mln €

Armando Sadiku 750 mijë €

Bekim Balaj 2 mln €

Rei Manaj 1 mln €

(Tabelë e publikuar në

“Gazzetta Dello Sport”)