Genc Ruli përplaset me Bashën. Kërkon shkarkimin e kreut të PD-së në Gjirokastër?

ruliËshtë shoqëruar me debate në mbledhjen e Grupit Parlamentar analiza që Partia Demokratike po bën për humbjen e zgjedhjeve të 21 qershorit.

Deputetë të ndryshëm kërkuan penalitete për kryetarët e degëve humbëse. Një ndër ta ishte edhe deputeti i Gjirokastrës, Genc Ruli, i cili është larguar i nervozuar nga mbedhja.

Mesohet se Ruli nuk ishte dakord me relativizimin që kryetari Basha po i bënte përgjegjësisë së kryetarëve të degëve të PD-së në rrethe për humbjen e 21 qershorit.

Basha ka kërkuar një analizë më të hollësishme, jo penalitete për krerët e degëve. Ndoshta Ruli ka dashur shkarkim të Roland Bejkos, kreut të PD-së në Gjirokastër, i cili pas humbjes së PD-së në vitin 2013 u tregua mjaft i ashpër me deputetin dhe rolin e tij në strukturat e PD-së në Gjirokastër.