Giani de Biasi i dhuron Shqipërisë votë “kuqezi”

Edhe pse u largua nga drejtimi i kombëtares tonë, italiani Xhani De Biazi, ka ushtruar sot të drejtën e tij si shtetas shqiptar duke votuar në Zgjedhjet Parlamentare 2017.

Ai është i regjistruar si banor i Njësisë 3 në Tiranë dhe ka votuar në qendrën e votimit të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”, te zona e “Xhamllikut”.

Xhani De Biazi u pajis me pasaportë shqiptare në muajin prill të vitit 2015.