Gianni De Biasi, italiani i Shqipërisë që kishte nevojë vetëm për kohë

debiasi-720x340_1Lavdia, nuk vjen domosdoshmërisht duke marrë pjesë në Champions League apo se të vihet një pseudonim nga gazetat. Vitet e fundit është  kthyer ne gare dhenia pseudonimeve nga me te ndryshmit trajniereve te jashtezakonshem ose vetem te konsideruar te tille, duke i cmuar si te ishin schkencetare te futbollit. Po ç’mund të thuash për një njeri që e çoi një ekip Kombëtar si ai i Shqipërisë në Finalet Europiane i klasifikuar i dyti në një grup me Portogalinë dhe Danimarkën duke patur kënaqësinë të fitonte në Aveiro kundër luzitaneve (portugezëve) me rezultatin 0-1?

Dhe jo vetëm kjo. Më 11 tetor barazoi në Shqipëri me Danimarkën 1-1. Më 14 nëntor barazoi gjithmonë 1-1 me Francën, duke e mundur 1-0 më 13 qershor. Shenjë që Shqipëria është në gjendje të fitojë edhe kundër skuadrave më të shquara dhe që nuk do të shkojë për pushime në Francë, verën e ardhëshme. Për Kombëtaren e shqiponjës me dy krerë ardhja në stol e Gianni De Biasi nga Sarmede ishte më se pozitive. Madje mund të flisnim për një shock. Duam të japim një ide të ndryshimit? Kur Shqipëria stërvitej nga kroati Josip Kuzhe, më 6 shtator 2011 humbi në Luksemburg 2-1. Pas katër vjetësh flasim për Francën e mundur.