Gjashtë fakte për spermën që nuk ua thonë në edukatën seksuale

spermaPër spermën nuk flitet shumë, edhe pse është kaq e rëndësishme të diskutohet për të.

Shkencëtarët thonë se një mashkull pjellor prodhon deri në 1500 qeliza sperme në sekondë.

Duke ditur se në botë ka 3.5 miliardë meshkuj, kjo sasi është goxha e madhe.

Por profesor Andrew Orr zbulon edhe disa fakte të tjera që nuk i dimë për spermën.

-Ndihmon në parandalimin e depresionit tek femrat

Studimet kanë treguar se femrat që bëjnë seks të pambrojtur ose seks oral kanë më pak shanse të preken nga depresioni.

Universiteti i Nju Jorkut thotë se sperma ndihmon në shtimin e oksitokinës, prostaglinës dhe serotoninës tek femra, duke përmirësuar humorin e tyre dhe forcuar sistemin imunitar.

-Përmirëson pjellorinë tek femrat

Studimet e fundit sugjerojnë se sperma luan një rol të rëndësishëm në provokimin e ovulacionit.

Shkencëtarët kanë zbuluar se proteina në spermë shërben si një sinjal hormonal për trurin e femrës. Ajo provokon lëshimin e hormoneve që sinjalizojnë ovaret të lëshojnë vezën.

-Nuk zgjat për ditë të tëra

Ky është një mit që duhet zhbërë. Një derdhje brenda trupit të femrës shërben që mashkulli të lëshojë deri në 500 milionë spermatozoidë. Shumica e tyre vdesin brenda orës. Pesë deri në dhjetë ia dalin të shkojnë deri tek tubi. Pjesa tjetër vritet nga acidet, sistemi imunitar i femrës ose humbasin në mitër. Teoria që rezistojnë deri në pesë ditë, është një mit.

-Njerëzit e përdorin për të gatuar

Duket e çuditshme, por ka një libër me receta, dedikuar vetëm spermës. Ai është prodhuar nga Paul Photenhauer. Ai pretendon se sperma jo vetëm është e ushqyeshme, por edhe ka shije të mirë.

-Sperma është e mirë për lëkurën

Është një thashethem që rezulton të jetë i vërtetë. Sperma përmban zink, vitaminë C, kolagjen, vitamina, aminoacide. Prandaj duket se është gjëja më pranë eliksirit të rinisë. Një firmë norvegjeze prodhon krem për fytyrën me përmbajtje sperme.

-Qelizat e para spermatozoide nën mikroskop

Shumë më herët nga sa e keni menduar. Në vitin 1677, për të qenë të saktë, shkencëtari Antonie van Leeuwenhoek kapi mikroskopin për të parë qelizat e spermës pak pasi kishte bërë seks me të shoqen…