Gjenden të fshehura në pusetë armët me të cilat u sulmua RENEA në Lazarat (FOTO/VIDEO)

Policia zbulon arsenalin e armëve me të cilat u krye sulmi ndaj RENEA-s në fshatin Lazarat, mëngjesin e datës 24 qershor. Armë të rënda e të lehta, si dhe municione luftarake ishin fshehur në një pustetë në afërsi të shkollës së mesme, rreth 50 metra larg vendit nga ku u qëllua policia. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të bërë nxjerrjen dhe administrimin e armatimit. Në sulmin e 24 qershorit mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, si dhe u plagosën dy kolegë të tij. Pas disa ditësh kërkimi, policia arrestoi vëllezërit Alban e Arbjon Aliko, të dyshuar për vrasjen e Bashës dhe oranizimin e sulmit mbi policinë.