Gjendet në Gjirokastër 15-vjeçarja e larguar pa adresë nga familja

policia-gjirokaster_dielli.al_Gjendet 15-vjeçarja Izaura Kulla, e cila ishte larguar prej 24 orësh nga shtëpia pa adresë që prej ditës së djeshme.

Vetëm 1 orë e gjysëm pasi familja e saj bëri mediatike zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, ajo është gjetur në Gjirokastër, ndërsa policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjne e plotë të rastit.

15-vjeçarja u largua nga banesa e gjyshes së saj në Sarandë ku kishte ardhur nga Greqia për pushime sëbashku me dy motrat e saj.

Prindërit e alarmuar erdhën me urgjencë nga Greqia në kërkim të vajzës, ku bënë dhe denoncimin në komisariatin e policisë së Sarandës. Nëna e 15 vjeçares u shpreh se nuk është dijeni nëse vajza ishte arguar me dëshirë apo e kanë rrëmbyer.

“Qëndronte tek gjyshja, nuk e dimë nëse është larguar me dëshire apo e kane rrëmbyer. Kemi ardhur urgjentisht nga Greqia. S’kemi asnje shenje te saj. Nuk na shkon mendja asgjekundi”.