Gjendet një person i vdekur në Gjirokastër

Gjendet i pajetë 53-vjeçari në Gjirokastër. Trupi i pajetë i shtetasit me inicialet E. Xh., u gjet në lagjen “11 Janari”.  Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policise

Më datë 15.02.2023, rreth orës 17:00, njoftohemi se në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, në një objekt të pabanuar, është gjetur i pajetë shtetasi E. Xh., 53 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.