Gjimnazi i Libohovës pa ngrohje, nxënësit ‘ngrijnë’ së ftohti (VIDEO)

Kjo është shkolla e mesme “11 shkurti” ne Libohove ku marrin mësim 150 nxënës. Te veshur trashe, me doreza, kapuç e shalle, nxënësit ankohen për mungesën e ngrohjes. Në këto dite te ftohta janari, kur temperaturat shënojnë nen 0 gradë, orët e mësimit zhvillohen te reduktuara. Ndërsa klasat ngrohen me reflektorë.

Kryetarja e bashkisë Libohovë Luiza Mandi, pohon se bashkia nuk ka financa për të mundësuar një sistem me ngrohje qendrore. Ashtu si shkolla e mesme e Libohovës në Gjirokastër janë edhe shumë të tjera që po e zhvillojnë procesin mësimor në të njëjtat kushte./Vizion Plus.