Gjimnazistë të Libohovës vizitë në shtëpinë e Kadaresë (FOTO)
February 13, 2016
Pak ditë pas inagurimit të saj shtëpia e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare në Gjirokastër është kthyer në një objekt të vizitueshëm që tërheq vëmendjen e të huajve dhe vizitorëve vendas.
Së fundi në këtë shtëpi kanë qenë një grup nxënësish e mesuesish nga gjimnazi “11 Shkurti” i Libohovës.
Ata panë nga afër transformimin e kësaj shtëpie karakteristike gjirokastrite, që mbart vlera të çmuara prej faktit se në të lindi gjeniu e letrave shqipe, Ismail Kadare.
Më herët, në kuadër të projektit “Shkolla Qendër Komunitare”, gjimnazistët zhvilluan aktivitete sportive në kompleksin pranë liqenit të Viroit, investim i përfunduar prej pak kohësh. /Libohova Online/