Gjirokastër, 10 ditë burg për shoferin e autobusit të aksidentuar te “Uji i Ftohtë”
September 24, 2016
Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 10 ditë, ndaj Ilia Silos, shoferit të autobusit të linjës Tiranë-Athinë, i cili u aksidentua pranë “Ujit të Ftohtë” në Tepelenë.
Për 34-vjeçarin prokurori i çështjen Julian Cafka kishte kërkuar 30 ditë burgim, ndërsa gjykatësja Silvana Spaha e reduktoi në vetëm 10 ditë.
Shoferi i autobusit ku u plagosën dhjetra udhëtarë, mes tyre edhe një fëmijë i moshës 1 vjeç, nuk pranoi të mbrohej me avokat.
Kjo bëri që gjykata t’i caktonte një avokat kryesisht. Hetimet për ngjarjen e rëndë vazhdojnë ende.