Gjirokastër, 33-vjeçari përndjek një vajzë, por ajo e kallëzon në Prokurori

Një 33-vjeçar nga Gjirokastër është kallëzuar në Prokurori pasi përndiqte një vazjë. Policia referoi materialet në organin e akuzës një ditë më par.

“Më datë 24.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V.G, vjeç 33, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se prej 4 muajsh përndjek shtetasen H.S vjeç 28, banuese në Gjirokastër. Neni 121/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin për media të Policisë Gjirokastër.