Gjirokastër, aksident në ‘Virua’, dy të plagosur

Pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë janë përplasur dy automjete dhe për pasojë janë plagosur dy persona. Nga informacionet paraprake njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që të dy të aksidentuarit janë dërguar në Spitalin e Gjirokastrës, ku po marrin mjekim. Për momentin identiteti i të plagosurve dhe rrethat e ngjarjes nuk dihen.