Gjirokastër, ambasadori italian leksion të hapur në Universitetin “Eqrem Çabej”: Italia votë pro për Shqipërinë në BE

Nga Gjirokastra, Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo garantoi votën pro të Italisë për Shqipërinë në BE. Cutillo tha se, Shqipëria ka bërë progres dhe Italia do bëjë avokatin e saj. Ambasadori foli para studentëve në Univeristetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër.

“Unë jam optimist nga natyra. Rekomandimi që favorizon Shqipërinë është shumë optimist, është një moment historik i rëndësishëm. Italia ka mbështetur e mbështet integrimin Evropian të Shqipërisë dhe shpresoj që vendet anëtare ta presin propozimin e komisionit dhe sa të jëtë e mundur Italia do bëjë avokatin e Shqipërisë në këtë vendim të rëndësishëm”, tha Cutillo.

Gjatë takimit me rektorin Bektash Mema, është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes këtij universiteti dhe institucioneve të tjera arsimore në Itali. Konkretisht rektori Mema ka folur për projeket e përbashkëta me Universitetin e Maceratës.

‘Jemi duke përfunduar bisedimet për një master dual me universitetin e Maçeratës, në fushën e trashëgimisë historike e kulturore. Ne e vlerësojmë këtë si një hap pozitiv’, tha rektori Mema.