Gjirokastër, arrestohen dy fierakë. Kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike

Policia-GjirokasterSpecialistët e Seksionit të hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër  bërën arrestimin në flagrancë të shtetasve Renato Poshnjari, 34 vjeç, banues në Fier, për  ‘Vjedhje të energjisë elektrike’’

Albert Zazaj, 19 vjeç, banues në Fier, për ‘’Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës’’.

Këta dy shetas ishin puntorë për vendosjen e matësave të sistemit të ujit të pijshëm

Shtetasi Renato Poshnjari kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në një nga bokset kolektive të shpërndarjes  së rrjetit elektrik të një pallati, duke furnizuar me energji të pamatur në matësat elektrik disa pajisje pune si matrapik, troho etj.

Mjetet me të cilat bëheshin punime për vendosjen e matësave të sistemit të ujit të pijshëm.

Këtë paligjshmëri e kanë konstatuar punonjësit e OSHEE –së, të cilët njoftuan Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Pasi është larguar drjtori i OSHEE –së  nga vendi i ngjarjes, shtetasi Albert Zazaj ka shkëputur kabllin elektrik të lidhur në mënyrë të paligjme.