Gjirokastër, arrestohen në flagrancë dy persona

Lazarat policiaArrestohet një shtetas për veprën penale”Plagosje e lehtë me dashje”dhe një tjetër për veprën penale, “Drejtim automjeti në gjendje të dehur” si dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.

Nga ana e specialistëve të Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet,u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E.S, 17 vjeç, banues në fshatin Beduqas, Këlcyrë. Arrestimi i tij u bë pasi:
Më datë 15.09.2015,rreth orës 15:30, në fshatin Beduqas,për motive të dobëta, ka goditur me grushta dhe mjete prerëse shtetasin: A.P, 38 vjeç, banues në fshatin Beduqas, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal. “ Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga ana e specialistëve të Seksionit të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Tepelenë, më datë 15.09.2015, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Petro Jankulla, 56 vjeç, banues në Athinë,Greqi. Arrestimi i tij u bë pasi:
Rreth orës 18:30, në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, Tepelenë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, me targë YPH 3387, në gjendje të dehur, gjithashtu gjatë shoqërimit për në ambientet e komisariatit, ka përdorur fjalë fyese dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë.