Gjirokastër, arrestohet 20-vjeçari nga Valareja

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri. Ai është Daniel Hazizaj, 20 vjeç, banues në fshatin Valare.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Kawasaki”, pa targa dhe dokumentacion.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.