Gjirokastër, arrestohet i dënuari për trafik droge

Kapet dhe arrestohet nga Policia e Gjirokastrës një i shumëkërkuar, i dënuar me 6 vjet burg për drogë. Ai është Fatmir Zhupa, 42 vjeç nga Salaria e Tepelenës.

Arrestimi i tij ka ndodhur para 20 minutash. Ai u kap pas një operacioni ndjekjeje nga ana e uniformave blu të Gjirokastrës në lagjen 18 shtatori.

Zhupa u arrestua në banesën e tij që e kishte marrë me qira pas shkollës 9 vjeçare “Koto Hoxhi”. Zhupa konsiderohet si një ndër personat më të kërkuar nga policia shqiptare.