Gjirokastër, arrestohet i dënuari për trafik droge

drejtoria-e-policise-se-qarkut-te-gjirokastres_23-prill-2010 (1)Kapet një shtetas i shpallur ne kërkim për trafik droge,i dënuar me 15 vite e 10 muaj burg.

Ky shtetas është i dënuar nga Gjykata e Pogradecit me 11 vite burg për trafik droge.
Po për trafik droge ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Durrësit me 4 vite e 10 muaj burg.

Nga ana e shërbimeve te Komisariatit të Policisë Gjirokastër,u bë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim të shtetasit:

Odhise Dede,39 vjec,banues në Gjirokastër.

Shtetasi i sipërpërmendur është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ëe Shtetit,pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec e ka dënuar me 11 vjet burg,për Veprën Penale ‘’Prodhim dhe Shitje Narkotikësh’’ e parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu shtetasi i mësipërm është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit,pasi Gjykata e Durrësit ,ku e ka dënuar me 4(katër)vite,10(dhjetë) muaj e 12(dymbëdhjet)ditë burgim.