Gjirokastër, arrestohet një i kërkuar për trafik të lëndëve narkotike

arrest-recordsNjë person i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Gjirokastrës. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë vënë në pranga Roland Aliaj. 

Mësohet se Aliajt është person i dënuar edhe për veprën penale të vjedhjes. Burime nga policia sqarojnë se personi i arrestuar dyshohet të jetë autor i trafikimit të 350 kg marijuanë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e Aliajt u gjetën 1 kg lëndë narkotike./Bw