Gjirokastër, arrestohet një i ri për falsifikim parash

Policia-GjirokasterSpecialistët e Krimit Ekonomik kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

Silard Strataj, 26 vjeç, banues në lagjen “Varosh”,Vlorë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Shtetasi S.Ç, 45 vjeç, punonjës në karburantin “Gulf”, Luzat, Tepelenë ka bërë kallzim se shtetasi Silard Stataj ka furnizuar me karburant mjetin e tij tip “Citroen” me targa AA 721 CK, duke bërë pagesën me kartëmonedhë 50 Euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Fallsifikimi i monedhave’’ parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.