Gjirokastër, arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për rrëmbim personi

policia-gjirokaster_dielli.al_Nga ana e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Aleks (Dritan) Zotaj, 38 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër. 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë në bazë të urdhërit të Prokurorisë Gjirokastër nr.71 datë 01.02.2016 për ekzekutimin e vendimit nr.684 datë 18.06.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka vendosur masën ‘’Arrest me burg’’ pasi në muajin korrik të vitit 2014 shtetasi i mësipërm së bashku me dy shtetas të tjerë kanë marrë në makinën e tyre forcërisht shtetasin D.H pas një konflikti të mëparshem midis tyre.