Gjirokastër, arrestohet për kanabis 65-vjeçari
August 9, 2017
Në datë 08.08.2017, në fshatin Taroninë, në vendin e quajtur “Burimi i Norre”, në një ambjent të hapur, nga shërbimet e Komisariatit Gjirokastër u gjetën të kultivuara 64 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Gjithashtu u ndalua shtetasi :
Beshir Brahimi, 65 vjeç, banues në Taroninë, Gjirokastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.