Gjirokastër, artistët italianë japin koncert në shtëpinë e Kadaresë

Në shtëpinë e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare në Gjirokastër, mbrëmjen e sotme u organizua një koncert me firzamonikë nga artistët italianë të ‘Cesare e Carlo Sampaolesi’. Eventi vjen në kuadër të Vitit Rossinian, për të kremtuar 150 vjetorin e vdekjes së kompozitorit të madh nga Pesaro, ndërsa në Gjirokastër ky aktivitet u organizua prej Konsullatës Italine në Vlorë, Konsullatës së Nderit të Italisë në Gjirokastër dhe i mbështetur nga bashkia.