Gjirokastër, Bashkia lë kopshtet pa kuzhinë

kopshtiPrej muajit shtator kuzhinat e kopshteve në Gjirokastër nuk do të funksionojnë më.

Bashkia ka menduar ta centralizojë këtë shërbim për fëmijët që ndjekin ciklin parashkollor, duke ndërtuar një kuzhinë të vetme qëndrore në ish-mencën e konviktit të shkollës pedagogjike “Pandeli Sotiri”.

Në këtë kuzhinë do të gatuhet për të gjitha kopshtet, duke eleminuar kuzhinat e vogla.

Ushqimi do të shpërndahet më pas në secilin kopsht sipas nevojave.  Nuk dihet nëse të punësuarit në kuzhinat e secilit kopsht do të transferohen me punë në kuzhinën qëndrore apo do të hidhen në rrugë.