Gjirokastër, burri kallëzohet në prokurori për dhunë ndaj bashkëshortes

Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar në Gjirokastër. Policia thotë se u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F.R, vjeç 27, pasi bashkëshorti R.R, vjeç 35, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.  Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.