Gjirokastër, çertifikohen 22 guida turistike

222 të rinj nga i gjithë qarku i Gjirokastrës u çertifikuan së fundi prej Drejtorisë së Formimit Profesional në drejtimin “guidë turistike”.

Ata, sipas profesor Vladimir Qirjaqit, kanë marrë njohuri bazë nga një program i miratuar nga Ministria e Kulturës.

Materiali jep të dhëna bazë me interes turistik mbi historinë, arkeologjinë, zhvillimin ekonomik, kulturor dhe etnografik të territoreve të Gjjrokastrës, Tepelenës e Përmetit.

Ndërkaq, vetë studentët u shprehën se njohuritë e marra dhe zyrtarizimin e tyre si guida planifikojnë ta përdorin për t’i shërbyer rritjes së trendit turistik në jug të vendit.

Drejtorja e Formimit Profesional në Gjirokastër, Marjana Nelaj tha se çelja e kursit, që do të vijojë edhe në të ardhmen, ishte nevojë e evidentuar e tregut.

Nevoja e standardizimit të informacionit që u jepet turistëve dhe botimi i guidave zyrtare u bë jetike për tregun turistik sidomos gjatë 5-vjeçarit të fundit.

Informacioni i dhënë nga persona të paautorizuar është duke krijuar një kaos serioz për turistët që po 10-fishohen në numër që prej vitit 2010.