Gjirokastër, ‘çmenden’ pleqtë e fshatit Hundëkuq. 80-vjeçari rreh 70-vjeçarin

Një sherr mes dy bashkëfshatarëve ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Hundëkuq të Gjirokastrës.

Sipas njoftimit të policisë, protagonistë të sherrit janë dy të moshuar.

“Më datë 15.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin T.SH vjeç 80, banues në fshatin Hundëkuq, pasi dyshohet se në Hundëkuq, ka rrahur bashkëfshatarin R.M, vjeç 70. Neni 90 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.